leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe e fundit për këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.

Mbledhja e KPF-së si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi i raportit të punës së kryetarit (ekzekutivit) për vitin 2024

2. Shqyrtimi i planit të punës së kuvendit komunal për vitin 2025

3. Shqyrtimi i planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2025

4. Shqyrtimi i planit të punës së këshillit të fshatit të Hoçës së Madhe

5. Shqyrtimi i njoftimit për shkëputjet e kontratës së lokalit afarist

6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, Zyra Kadastrale – Rahovec

7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, ZK- Rahovec

8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, ZK-Hoçë e Madhe

9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër, të pronës së paluajtshme të komunës, ZK – Hoçë e Madhe.

Paraprakisht, drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, në këtë mbledhje sponsorizoi një pikë shtesë, e njëjta është ceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit.

Shqyrtimi i propozim-vendimit për lirim nga taksa komunale Post-Telekomin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Malishevë: Thirrje publike për shprehje të Interesit sipas vendimit të Kuvendit nr.02/121