Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 10-të për Vitin 2024

Nën kryesimin e Arbër Zenunit është mbajtur mbledhja e dhjetë me radhë për vitin 2024 e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.

Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024-2026;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2024-2028;
3. Shqyrtimi i raportit financiar janar – shtator 2024;
4. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, P- 00772-10, ZK – Xërxë;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës, P-05537-2, ZK – Rahovec;
Paraprakisht në këtë mbledhje të KPF-së ishin edhe tri pika shtesë, të njëjtat unanimisht u ceduan për në mbledhjen e rregullt të kuvendit.
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e institucioneve për edukim në fëmijërinë e hershme në Krushë të Madhe, Ratkoc dhe në Xërxë;
Kryesuesi i njoftoi anëtarët e KPF-së që për mbledhjen e rregullt të kuvendit do të jetë edhe një pikë shtesë: Shqyrtimi i informatës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, lidhur me situatën e zjarreve gjatë sezonës së verës.

Për këtë mbledhje, si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në web-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpunimi Komunë – Qytetarë prioritet i agjendës për Kontratën Sociale

U mbajt takimi i dytë në kuadër të hartimit të Agjendës së Kontratës Sociale për …