leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashke me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të KPF-së. Në këtë mbledhje është diskutuar për planin vjetor të punës së Kuvendit dhe për propozim-vendimin për përcaktimin e orarit të mbledhjeve të punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini ka dhënë propozim – vendimin për vënien në konsultim publik të Projekt- Programit Trevjeçar të Banimit 2023-2025 si dhe ka dhënë edhe propozimin për miratim të Statutit të QKMF-së në Ferizajt. Në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimin për formimin e Komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesëve të ngastrave kadastrale në pronësi të Komunës për vendosjen e kioskave. Po në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimi për emërtimin e anëtarëve përzgjedhës për Komitet Konsultativ për shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …