Komitetit për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur të mërkurën mbledhjën e dytë të rregullt. Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash pika të ndryshme që janë në interes të qytetarëve vitias.
Kjo mbledhje u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi kurse në emër të ekzekutivit morri pjesë zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu.
Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:
Procesverbali nga mbledhja e parë Komitetit për Politikë dhe Financa.
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2024.
Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronën komunale përmes ankandit publik.
Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Vitisë.