leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2024

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i komunës së Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e XII-të të rregullt të fundit për vitin 2024. Fillimisht gjatë këtij takimi, kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes këtij organi. Ai tha se të gjitha aktet e miratuar në mbledhjen e fundit janë vlerësuar si të ligjshme. Ndërkaq para fillimisht të shqyrtimit të pikave të parapara me rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kurse në emër të ekzekutivit i pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025.

Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë.

Poashtu u prezantua edhe Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës u shqyrtuan dhe u votuam me shumicë votash edhe:

Propozim plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.

Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025.

Përndryshe bëhet me dije se këto pika do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Malishevë: Thirrje publike për shprehje të Interesit sipas vendimit të Kuvendit nr.02/121