Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti  Mbledhjen e –I- (parë)  të rregullt  për vitin 2023

Kryesues i Komitetit  për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës, Argjend Thaçi, me  fillim të mbledhjes uroj anëtarët e KPF-së për një vit dhe punë të mbarë, bashkëpunim institucional në realizimin  e kërkesave të qytetarëve dhe ngritjen e temave inovative të cilat rrisin përgjegjësinë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e  mirëqenies së qytetarëve. Më pas filluan me Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Kuvendit për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi  i Raportit të Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të plotësuar disa ndryshime sipas kërkesës së MAPL-së. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për orar të punës së subjekteve afariste. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2022. Të gjitha këto pika u rekomanduan për mbledhjen e parë të  Kuvendit të Komunës së Malishevës e cila do të mbahet brenda  muajit janar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …