leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e II-të të rregullt

Sot në Viti, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj mbledhje anëtarët e këtij komiteti ngritën çështje të ndryshme jashtë rendit të ditës. Më pas kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi që njëherit edhe kryesues i këtij komitet bëri me dije për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga niveli qendror. Ai tha se me kërkesën e ekzekutivit kanë ardhur edhe disa pika shtesë jashtë rendit të ditës dhe kërkojnë mendimin e anëtarëve të KPF-së se a janë pro hyrjes së tyre në rend të ditës. Me shumicë votash ata  u pajtuan që ato të shqyrtohen në këtë mbledhje. Ndërkaq si përfaqësues i ekzekutivit në takim ka marrë  pjesë zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat që janë të parapara për votim por ka pasur edhe pika që nuk janë për votim. Përndryshe në këtë takim u shqyrtuan këto pika:

Procesverbali nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim rregullorja  për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës.

Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Komunitete për vitin 2023.

Plani vjetor për vitin 2023 dhe plani strategjik për Njësinë e Auditimi të Brendshëm të Komunës së Vitisë, për periudhën kohore 2023-2025.

 Informatë për planifikimin përfundimtar për prokurimin për periudhën janar-dhjetor 2023

Propozim  vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuar në fshatin Gërmovë

Propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës 01.02.2022, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

 Propozim vendimi për ndryshim të vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022-  2030, me nr, 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022

Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë  2023-2026.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …