leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt nën udhëheqjen e kryesuesit, Argjend Thaçi. Në këtë mbledhje, rendi i punës u miratua pandryshime. Pas Shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të mbledhjes së pestë të rregullt e mbajtur me datë: 23.08.2024 dhe procesverbalit të mbledhjes së gjashtë të rregullt mbajtur me datë16.12.2024. Drejtori për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, para anëtarëve të KPF-së e paraqiti Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-dhjetor 2024. Më pas u dikutua nga anëtarët e KPF-së dhe pas debatit u rekomandua për kuvend.

Po në këtë mbledhje u bë edhe Shqyrtimi i Planit vjetor të Prokurimit publik. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024 .Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për arsim, kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025. Shqyrtimi i miratimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025 me disa ndryshime si dhe Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2025. Në fund u Shqyrtuan edhe kërkesat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunes së Deçanit për këtë vit

Kuvendi Komunal i Deçanit mbajti seancën e tij të parë për këtë vit, në të …