KPF në Rahovec mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për ridestinimin e mjeteve të mbetura nga buxheti i vitit 2021;

– Informatë mbi implementimin e Planit për investime në hapësirat e hapura publike në komunën e Rahovecit dhe

– Shfuqizimi i vendimit me Nr.  01.276/2009 i të datës 02.07.2010 për dhënien e pronës në shfrytëzim.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …