Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e VI (gjashtë) të rregullt për vitin 2024

Nën Kryesimin e Argjend Thaqi Komitetit për Politikë dhe Financa, i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e VI (gjashtë) të rregullt për vitin 2024. Me prezantimin e rendit të ditës ku u miratua heqja e pikave 1 dhe 3, e më pas me votim të plotë kaloi rendi i ditës.

Për Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar – shtator 2024, foli drejtori për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Blerim Thaçi, ndërsa anëtarët e KPF-së diskutuan dhe e rekomanduan për shqyrtim për mbledhjen e re të Kuvendit.

Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u rekomanduan për kuvend edhe këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/429 të datës 29.10.2024, shqyrtimi dhe miratimi i listës së pronave të paluajtshme komunës, shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për Transparencë në Komunën e Malishevës, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve.

Pasi kjo ishte edhe mbledhja e fundit për vitin 2024, kryesuesi i KPF-së Argjend Thaçi, u shprehi falenderim, anëtarëve për punën e treguar në komitet, bashkëpunimin profesional si dhe në realizim të planit të punës së komitetit, njëherit uroj anëtarët dhe gjithë qytetarët malishevas të kalojnë sa më mirë festat e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë …