Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, Komiteti për politikë dhe Financa, ka mbajte mbledhjen e II-të të rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Jashar Dobraj.
Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-
Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,643.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,
-
Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,
-
Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.31.03.2016 nr.01-8506, dhe marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Informative për Turizëm në ngastrën nr.00564-0, sipërfaqja e kërkuar 3 ari.
-
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinore për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për vendosjen e trafos në Lagjen Ramosaj-Carrabreg i Ulët,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.