Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi në parim i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,
-
Shqyrtimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,
-
Shqyrtimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,
-
Shqyrtimi i Rekomandimit të komisionit për emërim të rrugëve,
-
Shqyrtimi i Propozimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,
-
Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
-
Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të Përkohshëm në pronat e personave Fizik dhe Juridik,
-
Shqyrtimi i raportit 3 mujor dhe 6 mujor të shpenzimeve,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.