Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2023

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi. Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj ata rreth vlerësimeve të ligjshmërisë për vendimet e fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë,  të cilat po ashtu kanë kaluar përmes këtij komiteti. Megjithatë para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Pyetjeve të anëtarëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Me qenë se është mbledhja e fundit për këtë vit e këtij komiteti, kryesuesi Azizi i falënderoj të gjithë për kontributin e dhëne gjatë vitit 2023. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe u miratuar këto pika të rendit të ditës:

– Procesverbali nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politike dhe Financa.

– Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjatë vitit 2024.

 – Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike.

– Propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.

– Propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronave në fshatin Devajë të komunës së Vitisë.

– Propozim vendimi për miratimin e Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031 të Komunës së Vitisë.

Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë rreth dy pikave të fundit, ku edhe u kërkuan disa sqarime.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …