leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja e dytë urgjente e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku pikë e rendit të ditës, ishte kërkesa nr.04/775 e datës 30.08.2024, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për projekt buxhetin 2025/2027, me theks të veçantë për vitin 2025.
Në këtë mbledhje para anëtarëve të KPF-së, projekt buxhetin për vitin 2025, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili tha se buxheti i ndarë për vitin 2025 për Komunën e Malishevës, është rreth 21.5 milion, ndërsa për investime kapitale janë të ndara 6 milion e 63 mijë euro.
Më pas, anëtarët e KPF-së, e kanë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim, projekt buxhetin e Komunës së Malishevës, në Kuvendin e Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Të shtunën në Rahovec shënohet Dita e Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”

Në kuadër të shënimit të ditës së Bibliotekës Komunale Sulejman Krasniqi dhe 87 vjetorit të …