Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrton raportin financiar Janar-Mars 2016

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Rahovecit e cila u mbajt nën kryesimin e kryesuesit Nahit Elshani, Ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari Xhemali Haxhimustafa, u shqyrtua plani financiar për periudhën Janar – Mars 2016, si dhe u shqyrtuan propozime për hapjen e rrugëve të reja në qytetin e Rahovecit.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani, lidhur me raportin financiar thotë se sa i përket  raportit financiar kemi trend në shfrytëzimin e buxhetit në masën 21.78 për qind, kemi një realizim të mirë sa i përket të hyrave financiare, dhe realizimi është i kënaqshëm duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kemi zvogëlim tek të hyrat nga gjoba në trafik, kjo për arsye të moskonfiskimit të dokumenteve, Sa i përket të hyrave të rregullta, në vitin e kaluar kemi pasur 73.504 mijë euro, ndërkaq sivjet për tremujorin e parë kemi 107 mijë euro. Tek tatimi në pronë kemi rreth 20 mijë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .

Sipas raportit të prezantuar nga drejtori Sylejmani, del se për tremujorin e parë janë planifikuar të hyrat vetanake prej 289.503 mijë euro, kurse janë realizuar  232.239 mijë euro. Ai në vazhdim ka elaboruar raportin në hollësi dhe me përpikëri sipas kategorive, ku vërejtje nuk kanë pasur as opozita në KPF.

Në mbledhje është shqyrtuar edhe propozimi i hapjes së rrugës së re tek shkolla fillore ” 7 Shtatori ” në Rahovec, rrugë kjo e cila do të jetë e gjatë 110 metra dhe e gjerë 8 metra. Drejtori i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Kujtim Q. Popaj, duke e arsyetuar këtë propozim si interes i përgjithshëm, thotë se rruga do të ketë sipërfaqe prej 921 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …