Komiteti për Politikë dhe Financa vendosi për shfuqizimin e Planit Zhvillimor Komunal

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Ferizajt, kryesuar nga Xhavit Zariqi dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të KPF-së dhe drejtorëve të drejtorive komunale, u morën disa vendime të rëndësishme.

Gjatë mbledhjes u propozuan:

Dalja në diskutim publik e Draft-Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Dalja në diskutim publik e Draft-Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për planet ndërkomunale të menaxhimit të mbeturinave, që përfshijnë komunat Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Shtërpcë dhe Kosovë.

Ndërkohë, drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi, paraqiti propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit 01. Nr. 147 të datës 25.09.2017, për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025 të Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje u prezantua edhe raporti financiar për periudhën janar–mars 2025.

Po ashtu, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini propozoi:

Vendimin për lirimin nga pagesa të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimet në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera shëndetësore.

Plotësim-ndryshimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime” në Ferizaj (Nr. 60/23, datë 21.12.2023), lidhur me dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale Nr. 638-0 në Z.K. Zaskok.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 30 prill nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative për mëuesin dhe poetin Agim Kastrati

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Fehmi Agani” në Turjakë, organizoj mbledhje komemorative për mësuesin …