Në Viti, u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në këtë ngjarje, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, fillimisht njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes KPF-së për shqyrtim.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme, me fokus të veçantë interesin e qytetarëve të Vitisë.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme:
1. Propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.
2. Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës në afat të gjatë.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u paraqit edhe raporti vjetor i Zyrës së Prokurimit Publik në Viti, i cili përfshinte kontratat e nënshkruara publike për vitin 2024.
Përndryshe në këtë takim nga ekzekutivi komunal ka marrë pjesë Hasan Aliu, zv.kryetar i komunës së Vitisë.