Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skenderajt mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Skënderajt, Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtorët komunalë.

Në takimin e sotëm janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Propozim vendimi për formimin e komisionit për ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve

– Propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve

– Propozim vendimi për formimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave

– Propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtim të ankesave përkitazi me zgjedhjen e këshillave të fshatrave

– Propozim vendimi për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024 – 2028

– Propozim vendim për bartje të mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve rezervë në kategorinë e projekteve kapitale.

Pas pyetjeve të anëtarëve të KPF-së, dhe përgjigjeve përkatëse nga kryetari Nura dhe drejtorët, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit për votim të të gjitha pikave të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …