Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarët e KPF-së, për aktet ligjore të cilat i ka nxjerrë Kuvendit Komunal i Vitisë, në mbledhjen e fundit dhe theksoj se ata akoma nuk kanë marrë konfirmim të ligjshmërisë nga Departamenti Ligjor i MAPL-së. Megjithatë ai potencoi se aktet të cilët janë nxjerrë nga mbledhja e kaluar e KK-së, janë të ligjshme pasi kanë kaluar afatin ligjor prej 15 ditësh. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e KPF-së. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullore për palestrën sportive. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të Draft Strategjisë Komunale kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2019-2023. Ndërkaq pas diskutimit anëtarët u pajtuan që Propozim Rregullorja për mënyrën e menaxhimit dhe kushtet e shfrytëzimit të objekteve sportive publike, të shtyhet për në një takim tjetër dhe atë pas plotësimit të sugjerimeve të cilat i dhanë anëtarët e KPF-së. Ndërkaq gjithashtu në këtë takim u dha edhe një Informatë mbi të mbjellurat vjeshtore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …