Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e rregullt në Ferizaj

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të KPF-së kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht para anëtarëve të KPF-së drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini ka prezantuar propozim-vendimin për miratimin e programit trevjeçare të banimit 2023-2025. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit me 01 Nr.29 të datës 31.03.2015, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin me 01.Nr.111 të datës 30.09.2019. Sipas drejtorit Murseli, Komuna e Ferizajt ka pranuar kërkesë nga Bashkësia Islame në Ferizaj e cila ka kërkuar ngritjen e çmimit për shërbimet e varrimit nga 250 euro në 300 euro dhe në kuadër të shërbimit të varrimit është propozuar që Bashkësia Islame të merr për sipër vendosjen e gurit të varrit nga graniti i cili do të vendoset në çdo varr në varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër i cili do të ketë kosto shtesë prej 150 uro për çdo guri i cili vendoset. “Komuna e Ferizajt ka shqyrtuar kërkesën dhe ka ardhur në përfundim se kërkesa për ngritjen e shërbimit të varrimit mund të bëhet vetëm për shumën prej 20 euro shtesë apo nga 250 në 270 euro për arsye të kufizimeve buxhetore, ndërsa sa i përket gurit të varrit në shumën prej 150 euro të cilin Bashkësia Islame do ta vendos në varrezat e reja, Komuna e Ferizajt ka konsideruar si çmim të arsyeshëm dhe është dakorduar që ky shërbim të kryhet nga Bashkësia Islame”, ka thënë drejtori Murseli. Mirëpo anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë diskutuar gjerë e gjatë për këtë vendim, ndërsa në fund janë pajtuar që Bashkësisë Islami t’ju ngritët çmimi për 20 euro vetëm për shërbimet e varrimit, ndërsa sa i përket çështjes tjetër mbetet të diskutohet edhe në Kuvend. Në këtë mbledhje drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë edhe prezantimin e raportin financiar për muajin janar-mars të këtij viti. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 31 maj duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …