Komiteti për Politikë e Financa në Ferizaj diskutoi shumë pika të rendit të ditës

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, bashkë me anëtarët e këtij komiteti. Në Këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje është diskutuar për raportin financiar janar-qershor 2024, raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2023. Poashtu u diskutua edhe propozim -vendim për aprovim të Statutit aktual të QKMF-së, të Vitit 2016 si dhe Draft-Statutin Unik të QKMF-së të adaptuar me specifika të QKMF- së  në Komunën e Ferizaj. Pikë tjetër që u diskutua ishte edhe propozim-vendimi për aprovimin e Draft Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2034. U diskutuan edhe disa propozim vendime për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pjesëve te ngastrave 626-2 Z.K.Babush i Ri, propozim -vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, propozim – vendim për shpalljen e  interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K.Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje u diskua edhe propozim -vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesës së ngastrës kadastrale 721-0 Z.K. Nekodim me sipërfaqe 1426 m2 pronë private, propozim – vendimi për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 52 të datës 30.05.2024, por edhe propozim – vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 01.Nr.33 të datës 30.04.2024. Pika shtesë në këtë mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa, janë shtuar edhe propozim – vendimin për hartimin e planit zhvillimor komunal 2025-2033 të Komunës së Ferizajt dhe propozim – vendim emërtimi i sheshit publik “Adem Demaçi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …