Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Junikut, i kryesuar nga Shpejtim Gacaferi mbajti takimin e radhës, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Informatë mbi zhvillimin e sektorit të turizmit në komunën e Junikut,
– Informatë rreth Qarkores Buxhetore 2023/01 (Qarkorja e parë),
– Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës të KKSB-së për vitin 2022,
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët,
Të gjitha këto pika u diskutuan dhe u aprovuan qe të kalojnë në Kuvendin Komunal për diskutim dhe miratim. Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.