Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, nën kryesimin e kryesueses së Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin janë diskutuar pikat e rendit të ditës dhe si të tilla janë rekomanduar për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet në fund të këtij muaji. Në këtë mbledhje janë diskutuar këto pika: Raporti financiar gjashtëmujor (janar – qershor 2022); Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021 dhe Plani i veprimit për zbatim të rekomandimeve; Propozim-vendimi për lirim nga taksa për certifikatat e legalizimit për kategoritë I dhe II, shtëpi me etazhitet P+1 dhe kategorive që nuk përfshihen në Qarkoren për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje në nivel komunal; si dhe Raporti i punës i Drejtorisë së Inspekcionit për periudhën janar – qershor 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …