Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, ka mbajtur takimin e radhës, në kuadër të të cilit janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
-Propozim–vendimi për ndarje të mjeteve financiare, për mbulim të shpenzimeve për pritje dhe përcjellje të delegacioneve dhe mysafirëve në Familjen Jashari;
– Plani Komunal i Veprimit për Transparencë 2019-2022;
– Plani vjetor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin aktual;
– Raport nga Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin 2018; si dhe
– Lista e të përzgjedhurve me kandidatë të suksesshëm për komitetet konsultative.
Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa i kanë rekomanduar për miratim Kuvendit Komunal, të gjitha pikët e rendit të ditës.