Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj mbajti mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën anëtarët e tij kanë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

–  Propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për botim të librit shkencor “Drenica në fokusin e historisë”,

–  Propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për filmin “Ura e Gjakut”, kushtuar dëshmorit Selman Vojvoda.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa i kanë rekomanduar për miratim Kuvendit Komunal në mbledhjen që do të mbahet në fund të muajit.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim ndaj pretendimeve të EVSB-së për urat mbi lumin Morava në Viti

Në lidhje me deklaratën e publikuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) lidhur …