Komiteti për Politikë e Financa në Viti mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë e Financa, e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku janë shqyrtuar një varg propozim vendimesh e të cilat, janë proceduar për miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit. Kanë qenë shtatë propozim vendimesh për mbrojtje të vlerës së natyrës, si monumente të natyrës si Trungun e Bungbutës në Zhiti të Vitisë, burimi i ujit termomineral në Ballancë, Trungjet e Qarrit në Binçë, Trungun e Qarrit në Gërmovë, Pylli i Mllakes në Sllatinë të Epërme, Kompleksi i Trungjeve të Dushkut në Sllatinë të Poshtme dhe Guri i Blinave në Gjylekarë. Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe kiratua plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2020, plani i punës se komitetit për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin 2020 dhe raporti i punës së këtij komitetit për vitin 2019, si dhe plani i punës se komitetit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport për vitin 2020. Ndërkohë, është dhënë një informatë nga Zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2020, si edhe një raport pune nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …