Komiteti për Politikë e Financa në Viti mbajti mbledhjen e VI të rregullt

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë, ku në rend dite ishin: Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2021, dhe propozim vendim për caktimin e komisionit për interesim, vlerësim dhe poentim të kandidateve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv. drejtor të shkollave fillore- mesme dhe çerdheve të fëmijëve të Komunës së Vitisë. Duke raportuar për pikën e parë të rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Rama, tha se buxheti i komunës së Vitisë, gjatë këtij gjashtëmujori, është shpenzuar për 75.19%, krahas planit të paraparë. Ndërsa për të hyrat vetanake në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama tha se janë inkasuar 496.164 euro, nga 404.967 siç ishte planifikuar që shprehur në përqindje, është arritur në 122% realizim më i lartë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, inkasimi është i të hyrave është më i lartë për 185%.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …