Ulrike

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë për Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot ka miratuar sot një rezolutë për vendin tonë, në të cilën u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të vazhdojnë të punojnë  në mënyrë konstruktive dhe në frymë evropiane, pasi kanë mbetur pak hapa në rrugën për liberalizim të vizave. Kjo rezolutë u miratua me 40 vota për, 12 kundër dhe 5 abstenime. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka bërë të ditur  se votimi i sotëm përsëri dërgon mesazh të fuqishëm se e ardhmja e Kosovës së pavarur qëndron në Bashkimin Evropian. “Dy standardet e mbetura duhet dhe mund të plotësohen së shpejti nga Kosova: ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe arritja e dënimeve për korrupsion dhe krim të organizuar të nivelit të lartë”, theksohet në faqen në internet të Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …