Nën udhëheqjen e Lirigzon Kastratit, në Rahovec u mbajt mbledhja e pestë e komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje sociale për vitin 2024.
Rendi i ditës ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec;
3. Vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Rahovec;
4. Të ndryshme.
Pas diskutimeve, anëtarët e komitetit vazhduan vizitat në dy lokacionet e planifikuara, në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec dhe Vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Rahovec.