Kryesuesi i Komitetit për Shëndetësi dhe Persona me Nevoja të Veçanta, Aziz Thaçi dhe anëtari, Urim Thaçi vizituan Qendrën për Punë Sociale dhe Qendrën HANDIKOS në Malishevë, ku janë pritur nga drejtori i QPS-ës, Shqipron Berisha dhe koordinatorja e HANDIKOS, Feride Hoxha. Drejtori Berisha së bashku me zyrtarët e Qendrës e njoftuan kryesuesin Aziz Thaçi për punën dhe problematikat e QPS-së, me evidentimin e rasteve sociale, nevojat e kësaj qendre si dhe riaktivizimin e fondit për ndihma sociale, si nevojë e domosdoshme. Po ashtu edhe koordinatorja e HANDIKOS në Malishevës, Feride Hoxha, i ka njoftuar përfaqësuesit e komitetit me punën, aktivitetet dhe problemet me të cilat përballen në përditshmëri, gjatë ofrimit të shërbimeve nga kjo qendër. Kryesuesi i komitetit, Aziz Thaçi, ka thënë se brenda kompetencave që kanë si komitet, do ti paraqesin këto nevoja që kanë QPS dhe HANDKIOS dhe do të angazhohen maksimalisht që disa prej këtyre nevojave, të cilat janë kompetencë e kuvendit të komunës dhe komunës, të realizohen.