Mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Shëndetësi Mirëqenie Sociale dhe Persona me Nevoja të Veçanta në komunën e Malishevës e drejtoi, kryesuesi, Aziz Thaçi. Në këtë mbledhje nga anëtarët e komitetit u diskutua, miratimi i planit të punës për vitin 2022, me theks të veçantë, përcjellja dhe realizimi i projekteve për këtë vit kalendarik në sektorin e shëndetësisë, si dhe gatishmëria e anëtarëve të komitetit për shëndetësi, të marrin pjesë aktive në planifikim dhe rekomandim, kur do të dalë në dëgjim publik Korniza Afatmesme Buxhetore dhe buxheti për vitin, 2023/2026, përkatësisht për vitin 2024. Në fund anëtarët e komitetit vendosën që nga fundi i kësaj jave, të realizojnë vizitë në institucionin shëndetësorë QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj”, në Malishevë.