Sot u mbajt mbledhja e parë e rregullt e komiteti për Liri dhe të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në komunën e Vitisë, ku prezantoi edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi. Anëtarët e këtij komiteti, zgjodhën kryesuese të Komitetit për Liri dhe Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, këshilltaren Lindita Demelezi.