Ambasada ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës se kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Kanada, me një njoftim ku thuhet se, “Pas vizitës së fundit të Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij anti-ruse për median kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi”. Por e menjëhershme nga ka qenë reagim amerikan, përmes një deklarate të Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan, që ka theksuar se, “Ne do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”, raporton faktor.al Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …