leoni

Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural takoi drejtorin, Sylë Dukollin

Kryesuesi i Komitetit për  Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Valon Mazreku me anëtarët e komitetit takuan drejtorin e drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukollin, ku e njoftuan drejtpërdrejt me planin dhe detyrat e komitet, si dhe kërkuan nga ai , që t’i njoftoi për të gjitha zhvillimet dhe planet e subvencionimin e bujqve si nga drejtoria komunale dhe ajo e ministrisë në nivel vendi që përfituan bujqit e komunës së Malishevës. Drejtori Dukolli tha para anëtarëve të komitetit se brenda kësaj periudhe njëmbëdhjetë mujore të punës, kemi pasur takime me bujq, vizita në terren, mbështetje dhe subvencione për bujqit tanë të cilët janë mjaft punëtorë dhe do t’i mbështesim edhe në të ardhmen brenda mundësive buxhetore, sepse bujqësia krijon edhe mundësi për vetëpunësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …