Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, në të cilat fitoi Vuçiqi dhe partia e tij presioni ndaj Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë papritmas u rrit dhe për herë të parë gjatë krizës ukrainase pakënaqësi shfaqi edhe Moska, shkruan e përditshmja e Moskës “Kommersant”. Në një artikull të titulluar “Serbia po sulmohet nga të gjitha anët – edhe Perëndimi edhe Rusia janë të pakënaqur me Beogradin”, gazeta shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili u gjend në mes të zjarrit diplomatik mes dy palëve, do të ndërmarrë hapa drejt Perëndimit, por vështirë se do të largohet nga Rusia, transmeton Zeri.info. Presioni ndaj Beogradit drejtohet nga Gjermania, e cila konsiderohet si partneri kryesor i Serbisë në BE, shkruan e përditshmja, duke shtuar se presidenti gjerman Walter Steinmeier në mesazhin e tij urimi drejtuar Vuçiqit javën e kaluar ka thënë se koordinimi i politikës së jashtme serbe me BE-në, veçanërisht ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet, është vendimtar. E përditshmja ruse shkruan se partneri kryesor i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit është Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit, i cili në Serbi konsiderohet njëri nga politikanët kryesorë prorusë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …