Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në zyrën e tij projekt menaxherin në Kompaninë “Bechtel Enka” (BE) Riadh Alkazraji, i cili e njoftoi Kryetarin Ilazi për aktivitetin bamirës të kësaj kompanie. Ai tha se Kompania “Bechtel Enka”ka ndihmuar 30 familje skamnore nga Komuna e Kaçanikut me nga një pako ushqimore, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari Ilazi fillimisht uroi për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderoi kompaninë për kontributin human në ndihmë familjeve skamnore. Përfaqësuesit e “Bechtel Enka” i përshëndeti dhe falënderoi për ndihmën e dhënë edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila njoftoi se edhe vitin e kaluar kjo kompani ka ndihmuar disa familje me pako ushqimore.