Kompania “Bechtel Enka” ndihmon familjet skamnore me pako ushqimore

Komania Bechtel Enka ka vazhduar aktivitetin e saj humanitar në Komunën e Kaçanikut. Kjo kompani ka ndihmuar 6 familje skamnore me pako ushqimore si dhe me mjete financiare. Përfaqësuesit e Bechtel Enkës i përshëndeti dhe falënderoi për ndihmën e dhënë Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila njoftoi se edhe vitin e kaluar kjo kompani ka ndihmuar disa familje me pako ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …