Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Kompania energjetike sllovene “GEN”, ku bënte pjesë edhe Martin Berishaj ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë para

Kompania energjetike sllovene “GEN”, e udhëhequr më herët nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë. Sipas portalit slloven “Prava”, kompania qendrore u ka dërguar para degëve të veta në vende si: Bosnja, Serbia e Shqipëria, dhe më pas ka kontraktuar përmes atyre kompanive persona të njohur të cilët do të paguheshin “për shërbime”, të cilët do t’i merrnin ato para, por vetëm për t’i rikthyer tashmë sërish tek padronët e vërtetë e më pas ato të dërgohen nëpër parajsa fiskale apo bursa të ndryshme. Njëri nga këta persona, që ka kryer role të tilla të lëvizjes së parave përmendet edhe  Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, por me  shtetësi  sllovene. Përveç diplomatit të Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti që përmenden në artikull, përmendet edhe Nika Kovaç, një aktiviste e njohur sllovene. Në pjesën e dytë të tekstit flitet për GEN-in në Tiranë, ku hidhen dyshime se 14 milionë euro do të zhdukeshin në mënyrë ligjore për të mbuluar atë që e konsiderojnë si vrimë financiare të kësaj dege të kompanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …