Kompania gjermane “Unitas Energy” e gatshme të investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Kompania gjermane “Unitas Energy” e gatshme të investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës. Kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt “Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë”, ka thënë me këtë rast, zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Nga ana tjetër, presidenti i kompanisë “Unitas Energy” Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në ballkan. “Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milionë euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshi Greqinë dhe Turqinë”, ka thënë Juraschek. Pjesëmarrës në këtë takim bashkë me Dardan Gashin ishte dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Recica.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …