Kompania GMM Group shpallet fituese në tri raste, por ka dyshime për kapacitetet e saj

Në fund të mandatit të Qeverisë në detyrë, janë shpërndarë kontrata për pastrimin e veturave, që janë fituar nga kompania GMM Group. Kjo kompani ka marrë kontratat nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Bujqësisë dhe Telekomi i Kosovës. Interesant është se kompania GMM Group ka fituar të tria tenderët, megjithëse ajo ka vetëm pak muaj eksperiencë dhe figuron me vetëm një punëtor në (ARBK).
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpallur fituese të tenderit kompaninë GMM Group për pastrimin e 37 veturave, me një vlerë prej 6,000 eurosh. Tenderi kërkonte që objekti i autolarjes të kishte tri kabina dhe të ishte jo më larg se 5 kilometra nga Prishtina. Po ashtu, kjo kompani ka fituar edhe tenderin e Telekomit të Kosovës dhe të Qeverisë për pastrimin e veturave zyrtare, ku kërkesat ishin të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Gjykatën Speciale për qasje të politizuar ndaj Hashim Thaçit

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka akuzuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar …