Kompania italiane “Bosep” e interesuar të investoj në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim një delegacion të kompanisë italiane “Bosep”. Kjo kompani ka prezantuar para përfaqësuesve të komunës së Vitisë, disa projekte që kanë të bëjnë me ndërtimin e impianteve për përpunimin e mbetjeve urbane si plastika, goma dhe mbetje të tjera. Drejtori i Tregtisë në këtë kompani, Luigi Ciccone ndër tjerash i ka njoftuar përfaqësuesit e komunës së Vitisë, lidhur me funksionimin dhe përfitimet që mund të ketë kjo komunë me rastin e ndërtimit të impianteve të tilla të cilat sipas tij tashme janë të përhapura në gjithë Evropën. Përfaqësuesit e kompanisë në fjalë kanë bërë me dije se ndërtimi dhe zhvillimi i këtyre impianteve përveç që sjellin përfitimeve të shumta për komunitetin, nuk emitojnë gazra në ambient dhe përmbushin të gjitha normat mjedisore. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar krerët e kësaj kompanie dhe ka shprehur gatishmërinë që këtyre investitorëve sikurse të gjithë të tjerëve, të ju krijoj kushte dhe lehtësira për investimet e mundshme në Viti. Kryetari Haliti theksoi se investime të tilla janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme pasi që çështja e trajnimit të këtyre mbetjeve mbetet shqetësim për të gjithë vendin dhe jo vetëm për komunën të cilën ai e udhëheq. Përndryshe kompania italiane “BOSEP” është një kompani e specializuar në kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe në burimet e ripërtëritëshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …