Kompania izraelite, “Terror Alarm”, spekulon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”. Kompania që bëri njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre, në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë gjatë viteve 2014-2017. Sipas kësaj kompanie informacioni është siguruar nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner, në Telegram. Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupet kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’ rast mbetën të plagosur 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit dhe kundër pranisë së Policisë së Kosovës, në veri të vendit, duke kërkuar që katër komunat të sigurohen vetëm nga forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …