Veriu

Kompania “RAD”, në pronësi të Radulle Steviqit edhe pse e sanksionuar nga Amerika vazhdon punimet në Zveçan

Kompania “RAD”, me seli në Zveçan, në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhje me figura të njohura kriminale si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, ka vazhduar aktivitetet e saj në veri të Kosovës, pavarësisht përfshirjes në listën e zezë të Amerikës  që prej vitit 2021. E sanksionuar për shpëlarje parash dhe financimin e grupeve kriminale, kompania filloi së fundmi punime në një kompleks banesor në komunën e Zveçanit, përmes fondeve të Serbisë. Kryetari i komunës, Ilir Peci, bëri të ditur se pas interesimit të televizionit, drejtoria e Inspektoratit dhe Policia e Kosovës ndërmorën veprime për të ndaluar punimet. “Inspektorët kanë kërkuar që të kërkohet leje nga komuna dhe punimet janë ndërprerë përkohësisht,” deklaroi Peci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …