leoni

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” SH. A. Premton 24 orë furnizim me ujë të pijes  

Me qëllim të përmbushjes së kërkesës ligjore që rrjedhë nga Ligji mbi shoqëritë tregtare, i Kodit të Etikës dhe Qeverisjes korporative, si dhe pas raportit të auditimit të jashtëm  të pasqyrave financiare nga veprimtaria e vitit 2015,  është mbajtur në  ambientet e Hotelit “Palace”, mbledhja e përgjithshme  vjetore me aksionarin e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi  “Mitrovica”,

Në takim ishin të pranishëm kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe nënkryetari Safet Kamberi, përfaqësues të  Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, menaxhmenti i Kompanisë “Ujësjellësi  Rajonal”, anëtarët e Bordit të drejtorëve dhe të tjerë.

Kryetari Bahtiri, tha se  komuna e Mitrovicës ka qenë dhe është e gatshme për bashkëpunim, andaj kërkoi edhe nga menaxhmenti që të vazhdoj punën në mënyrë që furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarë të jetë i rregullt dhe cilësor.

Pas një diskutimi të gjithanshëm, me ç’rast u bënë vërejtje dhe sugjerime për punën e mëtutjeshme të Kompanisë, të pranishmit miratuan Raportin e Auditorit për pasqyrat financiare  të audituara për vitin 2015, Raportin vjetor për vitin 2015  dhe  Raportin mbi Performancën  e Menaxhmentit të Kompanisë.

Drejtuesit e Kompanisë u zotuan se në vitin 2016 do të realizojnë planin e biznesit dhe  do të rritin të hyrat vetanake në përgjithësi. Po ashtu ata u zotuan se qytetarëve të rajonit të Mitrovicës do  të ju ofrojnë ujë të pijshëm 24 orë, të cilësisë sa më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …