Kompania “Te Visari”, me pronar Visar Berisha nga Ferizaj ka dhuruar 1,000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt, në këtë situatë emergjente me COVID-19. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt kryetari Bashkim Jashari e ka falënderuar donatorin për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, për të evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.