Kompanitë e përpunimit të drurit nga Ferizaj takohen me ato në Zvicër

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Zvicër rreth 20 biznese të përpunimit të drurit nga Ferizaj të udhëhequr nga Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit  Balton Dërguti janë pritur nga rreth 30 kompani me seli në Zvicër. Ky takim i formarit B2B u organizua nga kompania shqiptare në Zvicër “Alb Info” në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunimit të Drurit të Kosovës. Në këtë takim, kompanitë mes vete shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit me theks të veçantë eksportit të produkteve nga druri, nga Ferizaj në Zvicër. Në fillim të këtij takimi, në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti. Ai me këtë rast falënderoi të gjitha kompanitë shqiptare dhe zvicerane që ishin të pranishme dhe u bëri thirrje që të gjejnë forma bashkëpunimi me qëllim që produktet e prodhuara në Ferizaj të jenë pjesë e tregut Zviceran. Kjo vizitë e bizneseve nga Ferizaj në Zvicër është financuar nga Komuna e Ferizajt dhe Organizata Zvicerane “Swiss Contact” përmes projektit “Fego”.

May be an image of 3 people, people studying, screen and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mirëpriti në takim Gjeneralin Xhevahir Geci

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, …