Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Panairin “SIAL 2018” në Paris

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës. Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe,  ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike. Njëherësh kompanitë së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 4, shtandi nr. 4 P 090. Në Panairin “SIAL 2018” po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës. Panairi ka filluar më 21 dhe zgjatë deri më 25 tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …