Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës nesër do të mbajnë një protestë paqësore në Prishtinë, ku do të shfaqin pakënaqsitë e tyre lidhur me mos përfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë së Republikës se Kosovës. Në një njoftim për media thuhet se kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës dhe mos përfshirjen e punëtorëve të kompanive të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave në Pakon Emergjente Financiare. Protesta do të mbahet në orën 11:00-12 tek Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, Rr. Bill Klinton P.N
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …