leoni

Kompletohet donacioni nga Qeveria Japoneze për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë, KFOR-i dhuron pajisje mjekësore

Kompletohet donacioni nga Qeveria Japoneze për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë, KFOR-i dhuron pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” ka pranuar dy donacione, një autoambulancë nga Qeveria Japoneze, me çka kompletohet donacioni i dhuruar nga populli japan në vlerë 68 mijë e 229 euro, që përfshin pajisje mjekësore një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) p ajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave. Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP), i miratuar nga Qeveria e Japonisë. “Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, kanë vlerësuar me këtë rast drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Drita Gjergji. Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze. Gjithashtu pajisje mjekësore, sterilizator, për këtë Qendër kanë dhuruar edhe Zyra e LMT-së së KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim.​ (Agron G. Gashi)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …