Kompletohet infrastruktura rrugore në Temeqinë

Fshati Temeqinë në Komunën e Malishevës, e ka kompletuar infrastrukturën rrugore, pasi është bërë rregullimi dhe asfaltimi i rrugës, në lagjen ku ishte shtabi i UÇK-së, në këtë pjesë të Komunës së Malishevës. Këtë fshat e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka përgëzuar banorët për rrugën e re dhe për kompletimin e infrastrukturës rrugore. “Nuk ka rëndësi se sa larg është një vendbanim i Malishevës, apo çfarë konfiguracioni ka ai vendbanim. Me rëndësi për neve si përgjegjës institucional është, që të krijojmë kushte sa më të mira për jetesë për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti në fshatrat e thella”, tha kryetari Begaj. Edhe banorët e fshatit Temeqinë, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën, për këto investime në fshatin e tyre, pasi tashmë ky fshat, i ka të rregulluara shumicën e nevoja jetike për banorët, pasi tashmë është e rregulluar shkolla, fusha sportive, kanalizimi dhe së fundmi edhe rrugët janë kompletuar në të gjitha lagjet. Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se “infrastruktura rrugore, në tërësi është kompletuar në këtë fshat, kjo rrugë është financuar nga buxheti komunal i Malishevës, dhe ka qenë pjesë e listës për investime kapitale”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …